Dita e parë e punës si kryebashkiak, Oltion Çaçi i bashkohet misionit për pastrimin e qytetit
Oltion Çaçi ka nisur sot diten e tij te pare si kryebashkiak i Sarandes.
Ne diten e pare te punes ai i eshte bashkuar misionit per te mbajtur paster qytetin.
“Sot nisëm bashkë me skuadrën e pastrimit misionin e rëndësishëm për të siguruar një mjedis të pastër dhe dinjitoz, thelbësore për të mbrojtur shëndetin tonë dhe për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e turizmit.
Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të krijuar një Sarandë më të pastër dhe më të bukur për të gjithë”, shkruan Oltion Çaçi.