Pas Sarandës dhe Gjirokastra shton masat në luftën kundër Covid-19
Pas Sarandës edhe Gjirokastra po zbaton masat e reja për respektimin e distancimit social dhe shmangien e grumbullimit të njerëzve nëpër tregje apo njësi të tjera shërbimi.
Shenja dalluese për të qëndruar njerëzit janë vendosur sot në disa pika të qytetit.
Për të monitoruar nga afër këtë proces ishte në terren edhe kryebashkiaku Flamur Golemi dhe kreu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Shpëtim Novi.