Policia e Sarandës arreston 25- vjeçarin, drejtonte makinën i dehur
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 25 vjeç.
Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar në rrugën Sarandë – Ksamil, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.