Sarandë, përfundon trajtimi kimik sezonal, në pemët dekorative të qytetit
Nga data 31.05.2023 deri më 06.06.2023, Sektori i Gjelbërimit, Bashkia Sarandë kreu trajtimet kimike sezonale në pemët dekorative në qytet.
Trajtimet u kryen prej orës 24:00 deri në orën 04:00, me preparate të listës të miratuar nga Bashkimi Evropian.
“Ka përfunduar trajtimi kimik sezonal, në pemët dekorative të qytetit, i kryer nga punonjësit e sektorit të gjelbërimit , me preparate të listës së miratuar nga BE”, shkruan Kryebashkiaku aktual Adrian Gurma.