Historia/ Manastiri i “të pamundurve” në Sarandë
Afro 2 kilometra ne lindje te Delvinës, në rreze të Malit Sopot gjendet Manastiri i Kamenos. Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 630 dhe të jetë rikonstruktuar dy herë më 1032 dhe 1580. Sot aty kane mbetur vetëm gërmadhat por dikur shërbente për të strehuar fëmijët jetim dhe personat e varfër.
Punonjësit e manastirit ofronin për njerëzit në nevojë ushqim e siguri. Përveç mjediseve ku strehoheshin të pamundurit manastiri kishte edhe vende për mbajtjen e bagëtive dhe ruajtjen e ushqimeve.
Arkeologu Halil Shabani tregon se edhe sot kolonat e këtyre ndërtesave bashke me harkun e një prej portave i kanë rezistuar kohërave. Manastiri është monument i kategorisë së parë por kujdes për të duket se tregojnë vetëm banorët e mbetur të fshatit aty pranë.
Shumë afër Manastirit ndodhet edhe Kisha e Shën Marisë. Themelet e saj janë hedhur në shekullin e XIII. Arkeologu Halil Shabani thotë se një pjesë e pikturave murale i përkasin shkollës së Onufrit. Në të mbahen shumë rrallë mesha. Kisha bashkë me afresket janë në gjendje të mirë e kjo falë përkushtimit të banorëve të Kokodhiqit.
Ata qe dine për ekzistencën e këtij manastiri tregojnë interes për ta vizituar dhe për të mësuar më shumë mbi historinë e tij. Arkeologu Shabani qe shoqëron shpesh grupe turistesh kërkon me tepër vëmendje nga institucionet në mënyrë qe ky monument kulturë të kategorisë së parë të mbetet edhe për brezat e ardhshëm