Ambasada Amerikane: Faleminderit Saranda, për pritjen e Këndit Amerikan Lëvizës
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka falenderuar qytetarët dhe insitucionet e Sarandës për mikëpritjen që i bën në qytetin bregdetar Këndit Amerikan Lëvizës.
“Faleminderit, Saranda, për pritjen e Këndit Amerikan Lëvizës!
Autobusi ynë ishte një sukses dhe ishte kënaqësi të shihnim miqtë tanë të na bashkoheshin për të shijuar lojërat, sportet, muzikën dhe aktivitetet artistike amerikane.
Këndi Amerikan Lëvizës niset për në veri më vonë këtë javë.
Qëndroni të lidhur me ne përmes Rrjetit Digjital Rinor për më shumë mundësi dhe programe për të rinjtë shqiptarë!”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.