Oltion Çaçi thirrje emigrantëve në Greqi të votojnë delvinjotin Fatos Malaj në zgjedhje
Kryetari i ri i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi, permes nje mesazhi i eshte drejtuar shqiptareve qe jetojne ne Greqi qe te votojne djalin delvinjot Fatos Malaj.
Çaçi shkruan se Fatos Malaj ka qënë për vite me radhë zëri i problematikave të emigrantëve dhe vota juaj do ta bëj këtë zë të dëgjohet edhe me fort aty ku ju punoni e jetoni prej vitesh.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Kandidimi i djalit delvinjot Fatos Malaj në qytetin e Athinës është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata të cilët jetojnë në Athinë por edhe për të gjithë shqiptarët e Greqisë.
Fatosi ka eksperiencën dhe vullnetin e duhur për t’ju përfaqësuar denjësisht e për të qënë në krahun tuaj.
Fatosi ka qënë për vite me radhë zëri i problematikave të emigrantëve dhe vota juaj do ta bëj këtë zë të dëgjohet edhe me fort aty ku ju punoni e jetoni prej vitesh.
Prandaj përulësisht desha që me thirrjen time të inkurajoj çdo shqiptar me të drejtë vote në Athinë.
Votoni Fatos Malaj! Sepse përtej partive, ajo që na bashkon më shumë është atdheu! Asgjë nuk duhet të na pengojë për ta treguar këtë në datën 21 maj!”, shkruan Oltion Çaçi.