Faleminderit Saranda!
Oltion Çaçi fituesi i zgjedhjeve i Partise Socialiste ne bashkine e Sarandes ka percjelle nje mesazh falenderimi pas perfundimit te zgjedhjeve.
“Falenderoj nga zemra të gjithë bashkëqytetarët që më kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të kësaj fushate dhe që besuan në vizionin tonë për Sarandën.
Mirënjohje për të gjithë komisionerët, numëruesit, vëzhguesit, anëtarët, simpatizantët dhe strukturat e Partisë Socialiste që në këto ditë fushate u angazhuan në këtë proces intensiv drejt fitores.
Mirënjohje të thellë për të gjithë ju, pa dallim, edhe atyre të bindjeve të ndryshme dhe votës alternative, që treguat edhe njëherë kulturë e qytetari, duke u bërë pjesë e një procesi zgjedhor të lirë, e pa asnjë incident.
I shtrij dorën e bashkëpunimit oponentëve të tjerë politikë, pasi Saranda ka nevojë për të gjithë energjinë dhe ekspertizën në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët.
Bashkia, derën e saj do ta ketë gjithmonë të hapur dhe në shërbim të qytetarëve pa asnjë dallim.
Ne do të jemi të gjithë të bashkuar në misionin tonë, drejt transformimeve madhore për zhvillim, i cili nis sot dhe synon brezat që do të pasojnë.
Faleminderit ekipit që natën e bëri ditë duke besuar në kauzën tonë te përbashkët dhe duke mos dyshuar në asnjë moment rrugëtimin tonë drejt fitores.
Faleminderit familjes sime që më mbështeti në cdo hap të këtij rrugëtimi.
I përulem mbështetjes së jashtëzakonshme të secilit prej jush dhe ndihem i nderuar të jem në shërbimin tuaj.
Përzermërsisht Olti!”, shkruan Oltion Çaçi.