Ja sa persona kanë votuar deri në orën 15:00 në Finiq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar në kohë reale pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel në vend.

Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në orën 15:00 është 29,51 për qind, nga 38,6 për qind që ishte në të njëjtën orë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Bashkia me pjesëmarrjen më të ulët në votime deri në orën 15:00 rezulton Finiqi me 17,07 për qind e ndjekur nga Vlora me 19,12 për qind.