SONDAZHI: Oltion Çaçi fiton bashkinë e Sarandës
Nje dite para votimeve Sarandanews.com publikon sondazhin e kryer prej nje muaji per zgjedhjet lokale te bashkise se Sarandes.
Per kete sondazh ka pasur nje rekord komentesh, shperndarjesh, dhe votimi nga banoret e qytetit bregdetar qe kane shprehur mendimin e tyre se cilin deshirojne qe te drejtoje institucionin e bashkise per 4 vitet e ardhshme.
Ne gare per bashkine e Sarandes jane kater kandidate, Oltion Çaçi nga PS, Ardit Cikuli nga koalicioni i dysesh Meta-Berisha “Bashke fitojme”, Skender Muço nga PD, dhe Gjergji Merkuri i pavarur.
Nga komentet dhe votimi online njeriu me i votuar dhe i preferuar per te drejtuar bashkine e Sarandes eshte kandidati i PS, Oltion Çaçi.
Çaçi ka marre numrin me te madh te komenteve pozitive si dhe ka marre 56. 61% te votave.
Pas tij renditet kandidati i “Bashke fitojme” Ardit Cikuli me 24.77%, i treti vjen Skender Muço nga PD me 10.54%, ndersa i fundit eshte kandidati i pavarur Gjergji Merkuri me vetem 8.07%.
Zgjedhjet lokale per bashkine Sarande mbahen neser.