Destinacioni i javës: Vendbanimi antik i Çukës së Ajtoit, 28 km nga qyteti i Sarandës
Çuka e Ajtoit është një vendbanim antik i fortifikuar, i ngritur në një kodër në formë koni, në të djathtë të rrugës nacionale Sarandë- Qafë Botë.
Kurora e kodrës e rrethuar me një mur mbrojtës në trajtë elipsi, përfshin një sipërfaqe prej 5 ha.
Ky mur mbrojtës që arrin një gjatësi rreth 1400 m është pa kulla pasi funksionin e tyre e kryenin kthesat e shpeshta të linjës së murit.
Vendbanimi ka 6 hyrje të vendosura në anën jugore ndërsa muret e tij që arrijnë një gjerësi deri në 3.50 m janë të ndërtuar me stil poligonalë, trapezoidalë dhe izodomik të ndërthurur midis tyre.
Vendbanimi i cili datohet që në shekullin IV para. Krishtit është një ndër më të rëndësishmit në rajonin tonë dhe shpesh ka qënë në fokus të studimeve arkeologjike.
Sot, ky territor ofron mundësi shumë të mira për turistët që preferojnë ngjitjet në mal, duke shijuar peisazhin dhe duke u njohur edhe me gjurmë të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore.