Sarandë, përurohet salla e re e koncerteve: Shkolla jo publike ‘Dea” koncert në Serbi

U përurua në mënyrën më të bukur dhe artistike, investimi i ri për rikonstruksionin dhe rivitalizimin e sallës së mbledhjeve dhe koncerteve, me performancën e shkëlqyer të artistëve të vegjël të cilët do të përfaqësojnë Sarandën në Novi Sad të Serbisë, nga datat 3 deri në 9 maj, në kuadër të projektit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Një organizatë e krijuar në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon, përmes programeve të shkëmbimit kulturor, financim i qeverive të rajonit (ËB6) dhe me mbështetjen e BE-së dhe donatorëve të tjerë.

Suksese dhe përfaqësim dinjitoz artistëve tanë të vegjël të Sarandës dhe shkollës jopublike”Dea”