Vendim i kryetarit të bashkisë Sarandë për vendet e lejuara për afishim të materialeve zgjedhore
Referuar kuadrit ligjor dhe Kodit Zgjedhor, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, me Vendimin Nr. 978 Prot., datë 24.02.2023, ka përcaktuar vendet e lejuara në territorin e Bashkisë Sarandë, ku Partitë Politike e subjektet zgjedhore mund të afishojnë materiale propagandistike.
Për zbatimin e tij dhe koordinimin me subjektet politike e zgjedhore, kanë marrë detyra të veçanta Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, si dhe Policia Bashkiake.
Në linkun përkatës gjendet informacion i detajuar rreth Vendimit të Kryetarit të Bashkisë, i cili publikohet për t’u zbatuar me rigorozitet.