Romeo Çakuli takime me banorët e fshatrave Kalcat dhe Llazat

Kandidati i partisë MEGA dhe PS-së për bashkinë e Finiqit, Romeo Çakuli, vijon çdo ditë takimet ne terren me gjithë banorët e fshatrave të territorit të kësaj bashkie.

Këtë të enjte Çakuli ka bashkëbiseduar nga afër me banorët e fshatrave Kalcat dhe Llazat, ku është njohur me shqetësimet e banorëve dhe zgjidhjen e problematikave të tyre.

“Në fshatrat e Kalcatit dhe Llazatit, takuam njerëz të punës, ku luftojnë me gjithë fuqinë për të mbajtur gjallë vendin tonë.

Na folën për përditshmërinë e tyre, problemet që hasin në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, sepse tashmë është zbatuar depo e ujit, u diskutua edhe maketi i sheshit qendror në Lazat”, shkruan Romeo Çakuli në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kandidatura e tij ka gëzuar mbështetjen e këtyre banorëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.