Jolio Dine kërkon votën për në Këshillin Bashkiak të Sarandës: Ti japim kuptim e forcë debatit politik në Këshill
Jolio Dine ka vendosur që këto zgjedhje lokale të kandidojë për një vend në Këshillin Bashkiak të Sarandës.
Dine kandidon me Partinë e Lëvizja e Legalitetit si kryesues i listës për Këshillin Bashkiak.
“Ti japim zë Këshillit Bashkiak
Voto nr.5 – Partia Lëvizja e Legalitetit
Kryesuesi i listës së kandidatëve të PLL për Sarandën, Jolio Dine, kërkon mbështetjen tuaj për t’i dhënë kuptim e forcë debatit politik brenda Këshillit Bashkiak të Sarandës”, shkruan Jolio Dine në rrjetet sociale.