Investimit në sallat e kirurgjisë, ekipi i Kirurgji-Ortopedisë në spitalin e Sarandës kryen ndërhyrje delikate
Ekipi i Kirurgji-Ortopedisë në Spitalin e Sarandës po kryen rishtazi disa ndërhyrje delikate, siç kryhen në spitalet universitare, falë mjekëve të talentuar dhe investimit në sallat e kirurgjisë të pajisura me aparatura bashkëkohore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se interventet për riplantim dhe riformim nga anomali kogenitale në duar tek dy pacientë, janë realizuar me sukses për herë të parë nga ekipi i mjekëve të këtij spitali.
“Punë e shkëlqyer e mjekut kirurg-ortoped të specializuar në Greqi dhe i rikthyer në vendin tonë dr. Lefter Nika dhe mjekut anestezist dr. Besnik Shabanaj, i cili prej 3 vitesh merr bonus mbi pagën, duke ofruar shërbimin larg vendbanimit të tij, si dhe të infermierëve Laureta Dhimitri, Anxhela Bedaj, Florida Sali, Ervin Alizoti”, shprehet ministrja.