Romeo Çakuli mesazh qytetarëve të Finiqit, pas zyrtarizimit si kandidat i koalicionit MEGA-PS
Pas zyrtarizimit si kandidat i koalicionit MEGA-PS, Romeo Çakui, ka përcjellë një mesazh drejtuar banorëve të bashkisë së Finiqt.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur bashkëqytetarë të Bashkisë së Finiqit,
Po me jepet mundesia te kandidoj në koalicionin MEGA- dhe Partise Socialiste per kryetar bashkie ne bashkine tone, me besimin qe me voten tuaj me 14 maj 2023 te jem kryetari juaj!
Prej me shume se nje dekade une dhe familja ime jemi pjesmarres aktivisht ne Partine “Minoriteti Kombetar Grek per te Ardhmen”-MEGA dhe se bashku me konkurentet e mi te tjere jemi munduar te tregojme me te miren tone, si ne luften per te drejtat e Minoritetit Kombetar Grek, ashtu dhe në administratë. Për katër vitet e fundit, në emër të partisë sime, MEGA, kam shërbyer si nënkryetar në qytetin e Agios Saranta dhe jam përpjekur, aq sa më është lejuar nga kjo pozitë, t’i ndihmoj mërgimtarët në rregullimin e pasurive të tyre dhe të nxis jetën sportive, kulturore dhe artistike të qytetit.
Me fuqi te madhe dhe me shume pergjegjesi do te doja te punoja ne kater vitet e ardhshme ne krye te bashkisë së Finiqit, duke bere cdo fshat dhe cdo lagje nje kantier zhvillimi, duke sjell investime nga shteti dhe nga programet europiane, por edhe nga mire menaxhimi i taksave të qytetarëve.
Jam në dijeni të problemeve me të cilat përballet zona dhe së shpejti do t’ju prezantoj një program specifik për të gjitha çështjet që ju shqetësojnë. Vendi yne eshte parajse nga vete natyra dhe na jep te gjitheve mundesite per ta shijuar kete parajse.