Policia e Sarandës arreston 34- vjeçarin, kishte vjedhur një laptop në një lokal

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi u krye pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.