Sarandë, thellohet përçarja tek koalicioni “Bashkë fitojmë, dorëhiqen 4 kandidatë të listës për Këshillin Bashkiak
4 kandidatë të listës së koalicionit “Bashkë fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dje dhe sot dorëheqjen në KZAZ e Sarandës.
Të katër kandidatët janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe ishin rradhitur respektivisht në numrat 7, 19, 23 dhe 30.
Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë pakënaqësitë në lidhje me renditjen e emrave në listë.