Delvinë, Qilimi: Kemi shpërndarë rreth 300 pako ushqimore për familjet më në nevojë
Në kuadër të operacionit humanitar që po ndërmerret në të gjithë vendin, në mbështetje të familjeve më në nevojë, Bashkia e Delvinës ka shpërndarë rreth 300 pako ushqimore.
Kryetarja e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi në një prononcim për ATSH-në, bëri të ditur se kemi shpërndarë rreth 300 pako ushqimore në familjet që janë më në nevojë.
Ndërkohë tha ajo, ne kemi qënë pranë këtyre familjeve përgjatë kësaj kohe më shumë se dy herë.
Po ashtu, Qilimi theksoi se rreth 30 punonjës të bashkisë janë në shërbim të pensionistëve të vetmuar.
“Deri tani kemi identifikuar 104 pensionistë të vetmuar dhe grupet e patronazhimit janë në komunikim të vazhdueshëm duke iu siguruar atyre të shërbimet që ata kërkojnë”, deklaroi kryetarja e Bashkisë së Delvinës.
Sipas saj, të gjitha strukurat në Delvinë janë në gadishmëri për t’ju përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.