Berisha jashtë zgjedhjeve, nuk regjistrohet në koalicionin me Metën: Ardit Cikuli në dorë të Nard Ndokës dhe Vangjel Dules
Sali Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve lokale të 14 majit. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).
“Jemi perballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashke Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.