“Të njohim tregun e punës”, u organizua në Sarandë “Panairi Kombëtar Work & study, Edicioni i 14
U organizua në mjediset e shkollës së mesme Hoteleri – Turizëm “Antoni Athanas” në Sarandë “Panairi Kombëtar Work & study( Puno dhe studio) Edicioni i 14. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Ishte ky një aktivitet që tërhoqi vëmëndjen e një numuri të madh nxënësish, të interesuar për vazhdimin më tej të studimeve të tyre në shkollat e larta dhe ato profesionale më të mira të vendit, por edhe të Sarandës, tha në prononcimin e saj Ornela Gaçe – Drejtore e Eventeve në Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë.
“Ky event që u organizua ishte më se i nevojshëm pasi rinia sarandiote është e interesuar për të ditur dhe njohur në mënyrë të detajuar për tregun e punës, shkollat e larta që do të vazhdojnë, por edhe për arsimin profesional, u shpreh Eliana Shkurti, Përgjegjëse e Zyrës Vendore të Punësimit në Sarandë.