Blendi Klosi zhvillon takime me Asamblenë e PS Sarandë, Delvinë, Finiq, dhe Konispol: Fokus zgjedhjet e 14 majit

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar një sërë takimesh në Sarandë, Konispol, dhe Finiq.

Ai ka mbledhur Asamblenë e PS në këtë tre bashki, ku fokusi ka qenë tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ata kanë diskutuar mbi hapat që po ndërmarrin për përgatitjen e fushatës zgjedhore të 14 Majit, për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

Në të katërta këto bashki PS nuk ka zyrtarizuar asnjë emër, gjë që pritet të ndodhë më datë 25 mars. /Sarandanews.com/