A të kanë bërë presion ndërkombëtarët për bashkëpunimin me Berishën? Flet Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule tha se koalicioni i tij me Berishën është përfaqësim i forcave me mentalitetin më euroatlantik.

Sipas tij nuk ka vend për të spekuluar se ka pasur presion nga ndërkombëtarët në këtë çështje.

“Nuk ka hapësirë për spekulime të tilla. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Marrëveshjet politike në Shqipëri nuk duhet të jenë të karakterit personal. Na bashkojnë disa teza substenciale politike,” – u shpreh Dule.

Ai theksoi se të gjithë duhen bërë bashkë për të mundur të keqen e madhe që sipas tij është Edi Rama.