Adrian Gurma uron 7 marsin: Mirënjohje për mësuesit
Kryetari aktual i bashkise Sarande, Adrian Gurma, ka uruar festen e 7- Marsit.
“Gëzuar 7 Marsin!
Mirënjohje për të gjithë arsimtarët, për përkushtimin e tyre në edukimit e brezave”, shkruan Adrian Gurma.
Në të gjitha trevat shqiptare, sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.
Dita e Mësuesit kujtohet sot me aktivitete të shumta në gjithë vendin, ndërsa vëmendja e qeverisë për arsimin është përkthyer vitet e fundit në investime të shumta në infrastrukturën arsimore.