Finiq, 22 vjeçari tenton të vjedhë panelin diellor, arrestohet nga policia
Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi ka tentuar të vjedhi panelin diellor tek një banesë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit M. N., 22 vjeç, banues në Finiq, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhi një panel diellor, në banesën e shtetasit K. R., në fshatin Finiq,” njoftoi policia.