Deputetja e Sarandës e fiksuar pas Ramës: E dua këtu në parlament, ndryshe s’ka normalitet pa atë
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i ka cilësuar të paligjshme përjashtimet e deputetëve të Partisë Demokratike me urdhër të byrosë së Kuvendit i cili la në fuqi kërkesën e Komisionit të Etikës.
Ajo tha se ata duhet të ishin lejuar të hynin në sallë për të qenë prezent në mbledhjen e byrosë. Zhupa theksoi se duhet të pranohet menjëherë kërkesa e tyre për ngritjen e një Komisioni Hetimor për skandalin McGonigal.
“ Janë shkelur dy nene të rregullores së Kuvendit, pra janë përjashtuar në formë të paligjshme. Duam atë që na jep kushtetuta, se merrni dot ju me mandate dhe vota të vjedhura.
Duhet të vijë këtu Rama të flasë për McGonigal, të ngrihet komisuioni hetimor. Po e shkelët ju na detyroni t;u përgjigjemi sipas rregullave. Sepse jo gjë s’është normale kështu që mbani përgjegjësi.
Kam një dakordësi për të dhënë me një ministre tuajn, e cila është shprehur se Rama është brand, po është brand i korrupsionit”, u shpreh deputetja e Sarandes.