Shqipëria në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Japoni, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit – JATA, Tadashi Shimura.
Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro ndau foto nga takimi me Tadashi Shimura, ku u diskutua për të futur Shqipërinë në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë
“Shumë interesant takimi me presidentin e Shoqatës më të madhe Japoneze të Agjencive të Udhëtimit – JATA, Tadashi Shimura dhe drejtorët ekzekutivë. Aktivë me pyetjet e tyre për ta futur Shqipërinë në hartën e itinerareve ballkanike të turistëve japonezë që janë të vyer për ne, sepse janë kureshtarë, udhëtojnë shumë, shpenzojnë para, lëvizin në sitet kulturore, synojnë përvoja lokale nga vendi që vizitojnë, por edhe kërkojnë standarde shërbimi cilësor”, u shpreh Kumbaro.
Kumbaro nënvizoi se, “takimet do të intensifikohen këtë javë me anëtarët e kësaj shoqate dhe njëkohësisht tur-operatorë të rëndësishëm në Japoni.