“Pusho në paqe kampion”, mesazh rrëqethës nga klubi i Butrintit
Ndarja nga jeta e Odisea Çipës ka tronditur mbarë opinionin sportiv në vendin tonë. Sot në mëngjes, trajneri i Butrintit mbylli sytë përgjithmonë pas një ataku kardiak.
Mesazhet kanë qenë të shumta, ndërsa së fundmi është klubi i Butrintit që ka bërë një postim rrëqethës në kanalin zyrtar.
“Pusho në paqe kampion. Do na mungosh të gjithëve”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit të Butrintit.