Një artiste këngëtare në krye të Turizmit, Mirela Kumbaro vendos për drejtuesen e Agjencisë
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka vendosur artisten Zana Çela drejtoreshë të përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Kumbaro ka postuar një foto me Çelën dhe shkruan se bashkë do të bëjnë më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.
“Nisim sot me Zana Cela një tjetër rrugëtim, kësaj radhe në turizëm.
Si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, jam e bindur se bashkë do të bëjmë edhe më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.
Por mbi të gjitha do të punojmë fort për të ndërtuar e koordinuar Kalendarin Turistik të eventeve kulturore, sportive, dhe të traditës.” Shkruan Kumbaro në postimin e saj.
Kujtojmë që Zana Çela prej disa vitesh ka qenë në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.