Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Bashki të forta”
Projekti “Bashki të Forta”, e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC), organizoi në Sarandë Tryezën që ka bërë bashkë Kryetarë të Bashkive nga i gjithë Qarku i Vlorës, si dhe kryetarët e Këshillave të tyre Bashkiakë, me praninë e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Ervis Moçka dhe Prefektit Flamur Mamaj.
Me mjaft interes të pranishmit ndoqën prezantimin e Z. Norbert Pijls, në cilësinë e menaxherit të Projektit “Bashki të Forta”.
Ai e zbërtheu projektin në elementët themelorë, që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, me arsimin parashkollor, me përfshirjen e Gruas në Politikë, me funksionalitetin e Këshillave Bashkiakë dhe rritjen e petformancës së Bashkive.
Kryetarët e Bashkive jugore diskutuan rreth asaj që është arritur me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC), të loguar “Bashki të Forta”.
Ata prezantuan praktikat më të mira, si dhe problematikat e hasura, për mjaft prej të cilave u tha se janë zgjidhur, duke i ndihmuar të ofrojnë shërbime më të mira në nivel vendor.
Kryetari Adrian Gurma është ndalur në eksperiencën e fituar për pastrimin, ku 85% tha se i dedikohet mbështetjes prej Qeverisë dhe 15% projektit “Bashki të Forta”. duke u bërë kështu konkurrues në sezonin e verës dhe duke dhënë shanse të mira për sezonin dimëror.
Në përfundim të Tryezës Rajonale të Sarandës, u bë Nënshkrimi nga secili prej Kryebashkiakëve, i Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes tyre dhe Projektit “Bashki të Forta”.
Ky projekt do të vijojë të jetë në partneritet në nivel vendor në 61 Bashki, si dhe me shoqatat e Bashkive, deri më 30 shtator 2026.