Sarandë, fëmijët kontributorë në pastërtinë e plazheve

Në këto ditë dimërore, kur plazhet janë mbushur me gjithfarë prurjesh nga deti i egërsuar, fëmijët kanë qenë reagues me sjellhen e tyre.

Për t’u vlerësuar është që ky reagim ka ardhur nga vogëkushët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes në Sarandë.

Ata u organizuan dhe u përfshinë në pastrimin e hapësirës prej Plazhit të Ri.

Veprimi i tyre përmbante edhe mesazhin sensibilizues për përshirjen e komunitetit në mirëmbajtjen e mjediseve publike dhe për qëndrim miqësor nda natyrës që na rrethon.