Destinacioni i javës: Muzeu i shkollës së mesme “Hasan Tahsini”, 500 m nga qendra e qytetit të Sarandës
Muzeu i shkollës së mesme “Hasan Tahsini” është një aset memorial i Sarandës. Ai është ndërtuar në vitin 1980, me rastin e 20- vjetorit të shkollës.
Në mbi 40 vitet në vijim, është pasuruar me dokumenta të reja dhe të hershme, që datojnë nga viti 1930 e në vijim.
Ky muze përmban rreth 9000 fotografi dhe mbi 400 dokumenta. Fotoja më e vjetër i takon vitit 1927 dhe paraqet shkollën e Sarandës, ndërsa dokumenti më i vjetër është një dëftesë shkollore e vitit 1933.
Në të paraqiten gjithashtu albumet e maturave të këtij gjimnazi, duke nisur nga ajo e vitit 1964.
Muzeu i Gjimnazit është muzeu i memories dhe nostalgjisë për këdo që ka kaluar nga bankat e kësaj shkolle.