Rama: 220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është përmirësuar turizmi, shërbimet dhe rritja ekonomike
Kryeministri Edi Rama shprehet se me 220 ndërhyrjet në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë përmirësuar shërbimet, turizmi, zhvillimet rurale dhe rritja ekonomike.
Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se është koha që fjalët të lihen mënjanë dhe në fokus të jenë shqetësimet e njerëzve.
“220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfunduar në 2022 apo në proces për 2023, të cilat përmirësojnë jetën e komuniteteve, fuqizojnë shërbimet, turizmin e zhvillimin rural, rrisin ekonominë – më pak fjalë e akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që punojnë dhe kanë punë për të zgjidhur.”- shkroi Rama.