Delvinë, Denaj takime me banorët e fshatrave Bajkaj, Stjar, dhe Vanë: Premtimet dhe diskutimet e bëra

Deputetja Anila Denaj ka zhvilluar disa takime në Delvinë, përkatësisht në fshatrat Bajkaj, Stjar, dhe Vanë.

Ajo ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave rreth problematikave që ata i shoqërojnë, duke iu premtuar zgjidhje për ccdo kërkesë të tyre.

“Me nierëzit dhe për njerëzit

Vëmendja jonë ndaj fshatrave Bajkaj dhe Stjar lidhet kryesisht me bujqësinë, e cila është burimi kryesor i të ardhurave familjare.

Me strukturat e partise dhe banoret diskutuam mbi zgjidhjet e problematikave që lidhen kryesisht me përmirësimin e sistemeve vaditëse, ndërhyrjet emergjente te bordi i kullimit për pastrimin e grykëderdhjeve të lumenjëve, si dhe ndalimin e erozionit për të zvogëluar dëmtimin e tokave.

Vlerësova si të rëndësishme edhe ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit elektrik për të siguruar ndarjet për çdo fshat dhe furnizimin më të mire”, shprehet Denaj.

Në vijim deputetja e zonës shton:

“Kur të gjithë bëhemi bashkë ia dalim të tejkalojmë vështirësitë dhe pengesat me të cilat na përballë natyra.

Ndaj ndalesa ime e radhës nuk kishte si mos të ishte në Vanë, kur vetëm pak kohë më parë nga rreshjet e dendura u dëmtua ura.

Përgjigjja e autoriteteve qendrore dhe lokale ishte e shpejtë dhe falë angazhimit u bë e mundur rikonstruksioni.

Ndaj në takimin që pata me banorët e zonës shpreha falënderimin dhe u njoha me kërkesat për përfundimin e procedurave për pronësitë e banesave të tyre”, përfundoi Denaj. /Sarandanews.com/