FOTOT/ Edhe Rithemelimi i Berishës feston 32- vjetorin e krijimit të PD Sarandë
Dega e PD Sarandë kë festuar sot e përçarë festën e 32- vjetorit të krijimit të PD Sarandë.
Të parët që festuan këtë ditë ishte grupimi i Enkelejd Alibeajt, që janë dhe PD-ja zyrtare. Vete kryetari Alibeaj ishte i pranishëm në festë së bashku me eksponentë të rëndësishëm të kësaj force politike në Sarandë.
Ndërsa më pas festa kaloi tek Rithemelimi i Sali Berishës që udhëhiqet nga Manjola Nikollo dhe deputetja e zonës Ina Zhupa.
Këta të fundit e organizuan festën e tyre në selinë e PD-së, ku nuk mungonte dhe kandidati i tyre për kryebashkiak Ardit Cikuli.
Ajo që është e qartë është se pavarsisht se Rithemelimi i Berishës ka deklaruar se dega e PD në Sarandë është e bashkuar, dita e sotme tregoi se diçka e tillë është e pavërtetë.
Madje për shkak të halleve personale të Sali Berishës kjo forcë politike është më e përçarë se kurrë. /Sarandanews.com/