Një 59-vjeçar dërgohet me urgjencë në spitalin e Sarandës, dyshohet për vetplagosje, pritet të dërgohet në spitalin e traumës në Tiranë
Një 59-vjeçar është shtruar në spitalin e Sarandës rreth mesditës së sotme pasi është vetëplagosur me armë gjahu.
Sipas informacioneve paraprake të uniformave blu thuhet se nuk dihen ende rrethanat e plagosjes dhe gjendja e tij është e rëndë.
Sipas informacioneve të para, Haxhi Musa 59- vjeçari, banor i fshatit Bamatat, Delvinë, do të transportohet me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitet është rënduar akoma më shumë.