Miu lë Gjirokastrën pa energji
Një mi, ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrave pa energji elektrike. Brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, duke shkaktuar masë elektrike.
Është dashur ndërhyrja e ekipeve të OSSH për të gjetur defektin dhe më pas rikthimin e energjisë në zonë.
Shkëputja e energjisë ka zgjatur për rreth 30 minuta.