Një Inxhinjer Seniciot: Projektuesi i teleferikut të Dajtit
Jeta e veprimtaria e Prof. Kristo Qendros është e gjerë dh e pasur. Pasi mbaroi studimet në Institutin e Larte Tekniko-Pyjor te Sofies, në periudhën 1959-1962, punoi drejtues i Zyres Pyjore Gjirokaster (me juridiksjon dhe rrethet: Sarande, Permet,Tepelenë)
Për rreth pesë vite Kristo Qendro drejtoi Ndermarrjen Pyjore Fier. Për gati 25 vjet, ishte pedagog i lëndëve të mekanizimit të shfrytëzimit të pyjeve në Fakultetin e Pyjeve.
Janë shumë breza studentesh, që e mbajne ne kujtese Profesor Kriston, si një ndër pedagoget më të mirë, për nivelin shkencor dhe praktik të mësimdhënjes, për marrëdhëniet korrekte e miqësore me ta. Njëkohesisht, ai u dha shume pas kerkimit shkencor dhe veprimtarise botuese. Ne vitin 1984 merr gradën “Kandidat i Shkencave”.
Në vijim të punes së kërkimit shkencor, te realizimit te botimeve e projekteve të ndryshme, kaloi gjithë shkallet e kualifikimit dhe në vitin 2005 fitoi titullin “Profesor“
Më 1992, me daljen në pension, emigroi në Gjermani. Në ato vite jepte mesime të gjuhës gjermane dhe angleze për emigrantet nga Kosova, Rusia, etj. Ajo ishte periudha kur ai komunikon dhe vendos marrëdhënie me shoqata të ndryshme pylltarësh në Perendim.
Rikthehet në Shqipëri dhe deri me 2005 punoi specialist në Institutin e Studimeve e Projektimeve Pyjore Private „Arben Peto“. Firmën e tij te atyre viteve mban edhe teleferiku i malit te Dajtit.
Nderkaq, merret me perkthimin në shqip të legjislacionit pyjor të disa vendeve Perendimore. I mbeshtetur nga USAID, kryen një studim mjaft interesant: Për traditat e perdorimit të pyjeve private në dy rrethe të vendit, etj.
Veprimtaria e tij intensive ka qënë dhe mbetet tek teleferiku “Dajti Ekspres”. Ai nuk njeh lodhje, moshen e sfidon me punë dhe perkushtim pas profesionit.
Kristo Qendro ka lindur në Senice me 15 janar 1935.
Pervese dhjetra titujve të librave profesionalë, si autor dhe bashkautor me dhjetra artikuj dhe perkthime në shtyp, ka përkthyer dhe botur tre vellime me “Barsoleta të përzgjedhura nga bota“.
Nje perkthim shume interesant i tij eshte libri “Jeta seksuale e Hitlerit“, sjelle prej Prof. Kristo Qendro ne shqip.
Mesojme se ka perkthime të tjera në duar, te cilat mebten surpizë. Ai flet, shkruan dhe lexon mjaft mirë në gjashtë gjuhë të huja: anglisht, gjermanisht, frangjisht, rusisht, italisht e bullgarisht, flet mirë dhe në greqisht. Eshtë pasionat për artin, letersinë ka një shpirt krijues. Në arkivin e tij ka me mijera foto, me qindra vido, të realizura gjatë veprimtarise së tij.
Një pasion dhe dashuri të veçantë ka për natyrën në tërësi dhe veçmas per pyjet. Ai gjen kohë dhe thujase çdo ditë, leviz në mjediset e gjelbera të malit të Dajtit. Lëvizjet në natyrë jane ato qe ai ua keshillon te gjitheve, sidomos të rinjve, që malin e Dajtit duhet ta shtegtojnë sa më shpesh në këmbë -shton profesori Profesor Kristo.
Ai është marrë për shumë vite me sportin e skive, ndër skiatoret e parë, organizator i mjaft veprimtarive e kampionateve kryesisht me të rinjtë. Ka piketuar e realizuuar disa pista të skive për amatore në vend.
Profesori është një veprimtar i spikatur shoqeror, sidomos në ato të vendosjes se komunikimit dhe bashkëpunimit me koleget; si më pylltaret në Austri, Gjermani, etj. Ka organizuar disa veprimtari mbresëlënese ku shumë specialistë pyjesh nga Austria, Gjermania, Franca etj, Të udhehequr nga Profesori Qendro ne vitet 2000-2007 kanë udhëtuar nepër Shqipëri, duke fjetur në shtepitë e pylltareve shqiptare. Po kështu ai ka organizuar grupe pylltaresh shqiptare për vizita në këto vende, për njohje të praktikave më të mira të mbarështimit të pyjeve, etj. Grumbullimi dhe shperndarja e 450 paleve ski, kepuce e veshje per femijte e Shqipërisë (dhurate nga shkollat dhe familjet e pylltareve te Austrise), ka qënë në tjetër veprimtari për tu kujtuar.. Përsëri plane të tjera bashkepunimi më shoqatat e pylltareve, jane ne mendjen e tij.