FOTOT/ Magjia e festave të fundvitit ndihet edhe në Sarandë, qyteti zbukurohet me dritat festive
E kthyer tashmë në traditë, Saranda ndodhet zyrtarisht në festë.
Sheshi kryesor i qytetit është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Krahas ndezjes së dritave në pemën e madhe të vendosur në sheshin kryesorë, edhe rrugët dhe godinat kryesore janë zbukuruar nga dekori i qytetit, duke i dhënë një atmosferë festive këtyre ditëve të fundit të 2022.
Kryebashkiaku Adrian Gurma ishte i pranishëm në ndezjen e dritave së bashku me fëmijë të kopshtëve, grupe artistike nga shkollat dhe qendrat kulturore. /Sarandanews.com/