Një risi në një veprimtari për promovimin e librit të poetit ,shkrimtarit dhe publicistit Panajot Boli
Ishte një veprimtari me vlerë qe solli risi në promovimin e librave të poetit ,shkrimtarit dhe publicistit Panajot Boli me temë ‘Lirika poetike e AnëBistricës në vargjet e poetit Panajot Boli’. Dhe kjo fal strukturës të mireorganizuar nga moderatori, aktori i madh Karafil Shena me një bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe nxënësit e shkollës , nje pjesmarrje kolegesh, miqsh, krijuesish te Panajotit, qe folen per vlerat e krijimtarise se tij. Pjesmarrja e autoriteteve vendore te Bashkise Finiq, ndihma e tyre , flet per autoritein dhe mbeshtejen qe gezon Panajoti ne Komunitet dhe Bashki.Ishte një bashkëpunim i frytshëm për të realizuar këtë veprimtari mes Drejtorisë se Kulturës ,ZA Finiq-Dropull me shkollën 9-vjeçare Mesopotam Të pranishëm perverç njerezve të artit , kolegë gazetarë, poetë, shkrimtarë dhe mesues e nxënës, ishte edhe kryetari i Bashkisë Finiq Kristaq Kiço. Përmes një moderimi mjaft elegant,nga aktorii mirënjohur, Karafil Shena,veprimtari morri udhë, jashtë korrnizave standarte,pa fjalime e pompozitete zyrtare.Mikrointervista,me secilin që donte të fliste,recitime të krijimtarisë nga nxënësit pasionant të letërsisë për mësuesin e tyre.
Thanas Dino dhe Ëngjëllush Serjani,dy miqtë dhe kolegë qe kishin ardhur nga Gjirokastra,enkas për të asistuar e për të folur, vlerësuan mjaft të arrirë dhe të pjekur për krijimtarinë dygjuhëshe të Panajot Bolit, me poezi me një lirikë mjaft të ndjeshëm qe e ndeshim rrallë në poezinë e sotme. Nder të tjera Engjell Seriani tha ‘’Panajot Bolin e kam njohur gazetar, por ai mbetet poet. Poet që ka ndjenjë, shqetesim e metaforë brenda arsyes. Poezia e tij është e shoqëruar me një “kurth” mençurie. Poet me një infrastrukturë poetike me dy korsi gjuhesore shqip dhe greqisht’’ndersa poeti i talentuar Hekuran Halili nënvizoi:’’…mbetet nje nga penat me te bukura e me te pelqyera te brigjeve te Bistrices, Orfeu u saj.’’
Biseda e ngrohte , me shtrirje në vite e ndodhi në mbyllje te aktivitetit, ishte mjaft mbreslenese! Për krijimtarinë dhe arritjet poetike të poetit folen edhe Shkelqim Hajno, Vngjel Papakristo, Panajot Zoto, Ziso Lluci. Vangjellaq Xhaferi, sekretari I Bashkisë si dhe Shefja e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Finiq, Katerina të cilët vlerësuan arritjet e poezisë së tij dhe dy të fundit.sollen,angazhimin e strukturave të institucionit të kryetarit,për të mbështetur nisma të tilla që synojnë gjallërimin e jetës artistike e kulturore të komunitetit të banorëve të zonës së Finiqit
Kryebashkiaku Kristaq Kiço,do të falenderonta autorin për mundësinë që i jep ,her pas here,të qëndroj pranë krijuesve ,jo vetëm me dashamirësinë e tij,por duke mbështetur lëvizjen artistike në teritorin e Bashkisë që drejton prej gati katër vjetësh. Risia e veprimtarisë ishte se u bë një nderthurje me një panel artistesh,publicistesh, poetesh intelektualesh me strukturat e pushtetit vendor, përgjegjesit e seicilit, nga pozicionet qe ka seicilit gjithmonë e lidhur me krijimtarinë, mesazhet dhe kërkësat qe dalin duke diskutuar krijimtarinë e poetit Panajot Bolit
“Lotet e hardhisë” dhe “Το μυστικό του ήλιου” përmbledhje me poezi, rendin në gjurmët e dikurshme duke na sjellë me plot mirësi jetën në vargje.. Gjithkush mund ta gjejë veten në vargjet e tij të ndiera që tejcojnë vërtetësi dhe mirësi motive nga vendlindja, fëmijëria, ëndrrat që nuk ndalen asnjëherë, ashtu si krijimet dhe botimet e tij.
Një spektakël poetik i nxënësve të shkollës së Mesopotamit me poezi nga librat e authority elektrizoi të pranishmit dhe la mbresa të pashlyera për një aktivitet ndryshe nga të tjerat
Në fund pershendeti të pranishmit autori i vargjeve lirike , Panajot Boli. Nga të
pranishmit kjo veprimtari u vlerësua si e veçantë me plot mesazhe dhe risi për veprimtaritë e ardhshme