FOTO LAJM/ Manjola Nikollo braktiset nga e gjithë PD-ja, në homazhet tek perkujtimi i martirëve të Alikos
Ceremonia përkujtimore e rënies së martirëve të demokracisë në Aliko, ka shafqur edhe njëhërë përçarjen e thelle tëk dega e PD-së në Sarandë.
Sarandanews.com raportoi pak më parë se në këtë ceremoni PD shkoi e ndarë, ku grupi i Alibeajt i përfaqësuar nga Vesel Koçiu, Bejdo Cela, Jani Bokollo dhe Perikli Naci.
Ndërsa Rithemelimi i Berishës në Sarandë shkoi në këtë ceremoni vetem nga një person, Manjola Nikollo.
Siç shihet në foto, Nikollo kryen homazhe e vetme duke mos pasur asnjë demokrat në krah, madje as kandidatin që e kishin përcaktuar Ardit Cikulin.
Edhe pse shpesh Nikollo ka deklaruar se dega e PD-së në Sarandë është e bashkuar, faktet kanë treguar krejt të kundërtën, madje Rithemelimi që përfaqëson ajo është më e tkurrur.
“Në përkujtim të masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku humbën jetën në kufi,të vrarë nga regjimi komunist,katër Dëshmorët e Demokracisë,
Vangjel Mitro, Thanas Koçi, Thimjo Masho dhe 16-vjeçari Ajdhoni Raftis.
Kjo datë simbol,e shpallur “Dita e Rezistencës kundër Diktatures” na mblodhi sot në Aliko,me banorët e zonës dhe shumë personalitete të tjerë,të kujtonim me përulje trimërinë dhe dëshirën për liri para 32 viteve!
U ndjeva e nderuar të vendosja kurorë,si kryetare e Partisë Demokratike Sarandë në kujtim të katër martirëve!”, shkruan Manjola Nikollo. /Sarandanews.com/