FOTO LAJM/ Grupi i Alibeajt në Sarandë sfidon Rithemelimin, PD mbetet ende e përçarë

Ndonëse kryetarja e degës së PD Sarandë Manjola Nikollo dhe deputetja Ina Zhupa po tentojnë të manipulojnë opinionin publik se baza e Partisë Demokratike në Sarnadë është e bashkuar, faktet tregojnë krejt të kundërtën.

Siç shihet në fotot e publikuara nga Sarandaneës.com, një pjesë e konisderueshme e degës së PD Sarandë që janë pjesë e PD-së zyrtare që drejtohet nge Enkeljed Alibeaj, shfaqen entuziast në një nga mbledhjet që ata kanë zhvilluar.

Një tjetër fakt që nxjerr blof kryetaren Nikollo dhe deputeten Zhupa është se një prej kandidatëve të primareve nuk i bashkuar farsës që ata kishin përgatitur në mbyllje të këtij procesi të paracaktuar, duke braktisur përfundimisht PD-së.

Bëhet fjalë për kandidatin Armando Magllara i cili u largua nga PD Sarandë si dhe hodhi akuza të rënda se në votimet e primareve morin pjesë votues të burgosur.

Ndërkohë, burime për Sarandaneës.com kanë bërë më dije se PD-ja e Enkelejd Alibeajt do të dal me kandidat zyrtar në zgjedhjet vendore të 14 për bashkinë e Sarandës, dhe emri më i mundshëm që do të dal pritet të jetë ai i Gentjan Zerës. /Sarandanews.com/