Zbulimi i ish- deputetit të Sarandës: Ja ku po bashkëpunojnë Rama dhe Basha

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka zbardhur prapaskenat mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai tha se Reforma Zgjedhore është pazar midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Reforma Zgjedhore shifet si një çelës për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë politike është ciklike, është shumë e thellë.

I ka rrënjët te shkatërrimi i sistemit zgjedhor. Kjo nuk është një diçka e bërë padashje, është produkt logjik i politikës uzurpative që ka ndjekur një grup liderësh partish shqiptare. Duke shkatërruar sistemin zgjedhor të Shqipërisë kanë shkaktuar këto kriza.

Reforma Zgjedhore që do të bëjë PS dhe PD nuk demokratizon sistemin dhe nuk kuron burimet e krizës. Nuk ka gjasa të krijojë një të ardhme të mirë për Shqipërinë. Ajo që bie në sy është kujdesi për të sofistikuar këtë sistem që është sot në fuqi, por jo për ta demokratizuar atë. Kjo nuk është reformë që po zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Është një pazar midis këtyre do tre partive të vjetra, që kanë peng popullin e Shqipërisë”, tha Kokëdhima në Ora News.