Blendi Klosi mbledh Asamblenë e PS Konispol: Gati për fitoren e kësaj bashkie më 14 maj
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi së bashku me deputeten e zonës Anila Denaj, kanë zhvilluar këtë të premte një takim me drejtuesit e degës së PS Konispo.
“Me drejtuesit e strukturave socialiste
Ekipi i Partisë Socialiste është gati dhe ka filluar punën për një tjetër rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore të 14 majit”, nënvizon Blendi Klosi.
“Në Asamblenë Socialiste me drejtuesin politik të qarkut Vlorë Blendi Klosi, për zgjedhjen e koordinatorëve për strukturat e partisë.
Ndamë detyrat dhe përcaktuam objektivat me qëllim arritjen e rezulatit pozitiv në zgjedhjet e 14 majit, si dhe për adresimin e duhur të çështjeve në dobi të komunitetit”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanews.com/