Sarandë: Rinia, në luftën kundër dhunës me bazë gjinore
Rinia, në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, do te jetë ne fokus te nje aktiviteti ne Sarandë, qe organizohet me 8 Dhjetor, ne Diten Nderkombetare te Rinise.
, Sipas burimeve bashkiake veprimtaria organozohet ne kuader te projekti “Rinia në Fokus II”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, ku perfshihet edhe perurimi i nje Murale realizuar përballë Kafe “Lemon Tree” në Sarandë (Kinoteatri), me mesazhe të luftës kundër dhunës me bazë gjinore dhe frymëzimin e të rinjve për të vepruar kundër saj.
Burime bashkiake vune në dukje per sarandanews.al se më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, prej orës 12:00 deri në 14:00, do te organizohen aktivitete me këtë fokus, me praninë e Ambasadorit të prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, të Kryebashkiakut Adrian Gurma, të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitris Saharides, Konsulles së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, të përfaqësuesve nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (TBC) e përfaqësueseve të organizatës së Gruas “Jona”.
Mesohet se agjenda ditore nis me përurimin e Murales , shoqëruar me interpretimin e aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani. Më tej, eventi vijon në mjediset e Kafe “Lemon Tree”, me Diskutimin Rinor me temë “Rinia Qëndron dhe Vepron kundër dhunës me bazë gjinore”, me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Sarandës, organziatave të shoqërisë civile, medias, institucioneve arsimore, aktivistëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, zyrës arsimore Sarandë etj.
Ndërkohe orën 11:30 të 8 dhjetorit, Kryebashkiaku Adrian Gurma organizon nje pritje në Bashki për Ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri, Guido DeSanctis, i cili e ka marrë detyrën në 1 dhjetor 2022.