Adrian Gurma publikon pamjet nga pastrimi i qytetit: Pavarsisht individëve të papërgjegjshëm që ndosin ambjentin, nuk ndalemi për një Sarandë të pastër

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka ndarë këtë të hënë disa pamje nga aksioni i pastrimit të qytetit të Sarandës, që vijon ccdo ditë për të pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend.

Ky fakt ka bërë që Gurma në postimin e tij shprehet se pavarsisht se ka ende persona të papërgjegjshëm që ndotin ambjentin, kjo nuk do e ndal punën e bashkisë për një Sarandë të pastër.

POSTIMI ADRIAN GURMES

Vazhdon puna për pastrimin e territorit edhe pse ka ende individë të papërgjegjshëm të cilët hedhin mbetjet urbane pa kriter dhe jo në vendet e përcaktuara, duke u bërë ndotës të mjedisit .

Megjithatë, ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm punën, për Sarandën e pastër

Respekt dhe mirënjohje për punonjësit e pastrimit, ”Heronjtë e heshtur”