Shpallet rezultatet e primareve të PD në Gjirokastër, Memaliaj dhe Këlcyrë, mësohen emrat e fituesve
PD ka mësuar kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata kanë dalë nga primaret e mbajtura këtë të diel në këtë parti.
Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00, ndërsa në më pak se një orë kanë dalë rezultatet në bashkitë e para. Mësohet se në Albert Malaj është shpallur fitues në bashkinë e Memaliajt, pasi ka marrë 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.
Në Gjirokastër, pas numërimit të votave, rezulton fitues Dorjan Lani, 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.
Në Tepelenë, Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota të pavlefshme. Në Bashkinë Këlcyrë, pas numërimit të votave, rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.
Në një njoftim të fundit, PD bën të ditur se në disa qendra votimi ka fluks dhe për këtë arsye procesi po vijon ende.