Butrinti mbyll përgatitjet për ndeshjen me Maliqin, rikthehen në ekip Dhrami dhe Sejko
Skuadra e Butrintit ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Maliqit.
Seanca stërvitore është kryer në ambientet e stadiumit “Andon Lapa”, ku trajneri Odisea Ccipa i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion.
Në sfidën e nesërme tekniku i sarandiotëve do të ketë pjesë të skuadrës edhe Dhramin me Sejkon, që shlyen denimin e marrë.
Ndeshja Butrinti-Maliqi luhet nesër, e dielë, në orën 14:00.