Deputetja e Sarandes: Buxheti 2023 lufton inflacionin
Anila Denaj ish-ministre e Financave dhe Ekonomisë është e mendimit se bxuheti i vitit të ardhshëm adreson rrisqet e shtuara të ekonomisë, sic janë inflacioni apo kriza e çmimeve në energji. E ftuar në E-ZONE, Denaj tha se reagimi I qeverisë për shtresat më në nevojë do të jetë në varësi të ecurisë së krizës.
“Unë mendoj se ky është një buxhet me këmbë në tokë. Është realist dhe po nëse situata me inflacionin do të ketë përkeqësim atëherë qeveria do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të rialokojë fondet e nevojshme drejt shtresave më në nevojë.” – u shpreh Denaj.
Paralelisht, inflacioni si kryefjala e vitit 2022, qeveria parashikon se ai do të bjerë dhe do t’i rikthehet nivelit mesatar prej 3.6%. Po ky objektiv duket shumë ambicioz për tu konkretizuar, për aq kohë sa pasguritë në tregje mbeten të larta.
“Nuk diskutohet vështirësia në të cilën ndodhemi. Edhe për mua ky objektiv është sfidues, por tashmë banka qëndorore po vijon ta adresojë këtë shqetësim me politikën monetare, ndaj mbetet për tu parë konkretizimi i uljes së tij. –deklaroi Denaj në emisionin E-ZONE.